Nuk po e gjeni dot temën e kërkuar?
Na shkruani
Formë konfidenciale
Ne duam sepse Ai na deshi i pari. - 1 Gjonit 4:19
Ne kujdesemi sepse jemi një grup njerëzish (online dhe offline) që kemi sfida të ngjashme. E dimë se të mbajturit sekret të këtyre sfidave na mban në errësirë; dhe e kundërta, të kërkojmë ndihmë të tjerëve na jep forcë dhe urtësi për të përballuar udhëtimin.
Gjithashtu, kemi gjetur shpresë në mes të sfidave tona, bashkë me paqen dhe gëzim, përmes fuqisë dhe dashurisë së Jezus Krishtit. Nuk duam ta mbajmë këtë lajm për veten tonë. Mezi presim të ndihmojmë të tjerët të gjejnë të njëjtën shpresë, paqe, fuqi dhe gëzim; kështu mund të udhëtojmë së bashku në këtë udhëtim të mrekullueshëm që ka përgatitur Perëndia për ne.
Ju lutemi na tregoni se si mund t'ju ndihmojmë
Zoti na do pa kushte dhe dëshiron që të tejkalojmë sfidat. Por për ta përjetuar këtë realitet, duhet së pari, duhet të hyjmë në një marrëdhënie personale me të. Ja se si ta zbulosh këtë marrëdhënie.
Shumica e njerëzve kanë një dëshirë të fortë për ta përmirësuar këtë botë dhe jetën e tyre. Pse? Sepse thellë në vetvete e dinë që bota nuk është ashtu siç duhet të jetë. Ajo vazhdon të jetë e thyer në shumë mënyra – dhe edhe ne jemi po ashtu.
Të gjithë jemi pjesë e historisë së shpëtimit dhe shërimit që Perëndia ka qenë duke shkruar që nga fillimi i Krijimit.
Perëndia na krijoi për një jetë të plotë.
Për ta njohur Atë personalisht, pa asgjë që të na ndajë prej Tij.
Pa lënduar të tjerët dhe pa u lënduar.
Për të shijuar botën e përsosur që Ai krijoi për ne.
Për të qenë të gjallë me gëzim, qëllim dhe kuptim çdo ditë.
"Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun prej pluhurit të tokës dhe i hukati në vrimat e hundës frymën e jetës. Kështu njeriu u bë qenie e gjallë." (Bibla, Zanafilla 2:7)
Por ne nuk ishim të kënaqur. Qeniet e para njerëzore ia kthyen shpinën Perëndisë dhe jetës së mrekullueshme që Ai po u ofronte. Kështu erdhën në botë vdekja, dhimbja, e keqja dhe vetmia. Me një zgjedhje rebele, marrëdhënia me Perëndinë u ndërpre.
“Nuk është e drejtë!” mund të themi. Por e vërteta është që të gjithë jemi mëkatarë. Thellë brenda nesh, e dimë që bëjmë të njëjtën gjë: na pëlqen ta vendosim veten në vend të parë dhe të zgjedhim rrugën tonë përpara asaj të Perëndisë.
"Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e hirit të Perëndisë është jeta e amshuar që kemi me Krishtin Jezu, Zotin tonë." (Romakëve 6:23, Bibla)
Është Jezusi Ai që mund të na kthejë përsëri në jetë. Në kryq, Biri i Perëndisë mori mbi vete vdekjen tonë. Ai pagoi plotësisht për të gjithë rebelimin tonë dhe mposhti të keqen. Pastaj e dëshmoi këtë duke u ringjallur. Tani Ai ofron një jetë të plotë dhe të vërtetë për këdo që është i gatshëm të besojë tek Ai dhe në atë që bëri për ne.
Është një dhuratë falas, por megjithatë na kushton krenarinë tonë.
Ne shpëtohemi kur ndalojmë së përpjekuri të shpëtojmë vetveten dhe, në vend të kësaj, i besojmë Jezusit aq sa t’ia dorëzojmë gjithçka.
"Unë erdha që të kenë jetë e ta kenë të plotë." (Bibla, Gjoni 10:10b)
"Ky hir u bë i dukshëm tani përmes ardhjes së shpëtimtarit tonë, Krishtit Jezu, i cili e shfuqizoi vdekjen dhe nxori në dritë jetën e pavdekësinë përmes ungjillit." (Bibla, 2 Timoteut 1:10)
Ke një zgjedhje. Nga ky moment, jeta jote mund të marrë njërën nga dy drejtimet:
Të vazhdosh të jesh vetë në kontroll të jetës tënde, i/e ndarë nga jeta e mrekullueshme që Jezusi po të ofron.
Ose.
Jepi jetën tënde Jezusit dhe zbulo një marrëdhënie me Perëndinë që fillon të të ndryshojë nga brenda jashtë. Do të njohësh qëllimin dhe kuptimin e jetës dhe do të përjetosh gëzimin e faljes. Do të nisësh të gjesh shërim nga e kaluara dhe të mësosh si të duash vërtet. Do të jesh plotësisht gjallë.
Kërkoji Jezusit të marrë kontrollin e jetës tënde që të mund t’i duash të tjerët siç i do Ai.
Nëse rrëfen me gojë se Jezui është Zot dhe nëse beson me zemër se Perëndia e ngjalli atë prej të vdekurve, ti do të shpëtohesh." (Romakëve 10:9, Bibla)
Ja një lutje e sygjeruar nëse doni t'ia dorëzoni jetën tuaj Jezusit:
“Perëndi, e kam jetuar jetën sipas mënyrës sime për shumë kohë. Jam lodhur duke luftuar kaq shumë. Besoj se Jezusi vdiq për të më çliruar nga egoizmi im. Të lutem, më fal mëkatet e mia. Të falënderoj që Jezusi nuk mbeti në varr, por Ti e ngjalle për jetë. E pranoj dhuratën falas të jetës së re me Ty. Tani jeta ime është e jotja. Të lutem, më ndihmo të jetoj sipas vullnetit Tënd me ndihmën Tënde. Amen.”
Ju lutemi na tregoni nëse sapo keni vendosur të ndiqni Jezusin. Nëse plotësoni formularin më poshtë, një mentor do të lidhet me ju së shpejti për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për t’u lutur së bashku me ju.