Në përpjekje për të gjetur përkatësinë

Kam pasur shumë përvojë duke qenë vetëm. Jam larguar nga miqtë dhe familja ime dhe kam jetuar për periudha të gjata kohe në tre provinca të ndryshme. Pas diplomimit, u nisa në atë që mendoja se do të ishte një aventurë për të filluar studimet dhe karrierën time në bujqësi. Brenda një kohe të shkurtër, vetmia u bë dërrmuese.

Jam një person shumë i pavarur, por kjo nuk do të thotë se nuk kam nevojë për njerëz në jetën time. Një gjë me të cilën nuk besoj se do të mësohem ndonjëherë është të ha në restorant i vetëm. Nuk jam një person shumë i shoqërueshëm, ndaj edhe thjesht hyrja vetëm në një restorant është jashtëzakonisht e vështirë për mua. Zakonisht bëj sikur nuk më pengon dhe përqendrohem te telefoni im, por në fund më duhet ta lë telefonin mënjanë dhe të pranoj faktin se po ha në një tavolinë pa askënd ulur përballë meje.

Dhe nuk ndodh vetëm në restorante. Një shoqe e ngushtë më shkroi një herë kur ishte në aeroport, duke më treguar sa e çuditshme ishte të ndiheshe vetëm mes një turme njerëzish. Nuk besoj se ia thashë atëherë, por mbaj mend që mendova se sa shpesh e përjetoj edhe unë të njëjtën ndjenjë. Ajo vazhdoi duke thënë: “Ka njerëz kudo rreth meje, që ndërveprojnë me njëri-tjetrin, argëtohen bashkë; por unë jam ulur këtu vetëm.”

“Ka njerëz kudo rreth meje, që ndërveprojnë me njëri-tjetrin, argëtohen bashkë; por unë jam ulur këtu vetëm.”

Mendoj se një pjesë e vetmisë që ndiej lidhet me moshën time. Nuk jam ende në pikën ku jam plotësisht i pavarur, por jam mjaftueshëm i pavarur për t’i bërë gjërat vetë, për të shkuar diku vetëm, për të jetuar vetëm. Ndonjëherë ndiej se u rrita shumë shpejt dhe se për këtë arsye, ndihem sikur kam ngecur në këtë fazë të çuditshme mes dy botëve.

Kam shumë miq dhe familjarë në jetën time – jam më me fat se shumica – por më mungojnë lidhjet e thella dhe intime me njerëzit, lidhje që dikur i kisha. Në shkollën e mesme, kur “miqtë” ishin gjithmonë përreth meje, kishte gjithmonë dikë ulur pranë meje për të biseduar. Kur fillova të rritesha dhe të vazhdoja rrugën time në jetë, ata njerëz u bënë më të largët dhe thjesht nuk mund ta mbushnin zbrazëtinë që ndjeja brenda vetes.

Kisha një boshllëk në jetën time që mendoja se mund të mbushej vetëm nga njerëzit, por ironikisht ndihem më i vetmuar pikërisht kur jam mes njerëzve. Vetmia më bëri të ndihem i parëndësishëm, i pakënaqur, i dëshpëruar dhe, në disa momente, pata edhe mendime për vetëvrasje. Nuk mund të gjeja asnjë zgjidhje.

Vetëm pasi kalova disa përvoja të ndërlikuara dhe të dhimbshme kuptova se zbrazëtia në jetën time nuk mund të mbushej nga njerëzit. Lufta ime nuk u zhduk; përkundrazi, ende ndihem vetëm dhe dëshiroj marrëdhënie të thella e domethënëse. Por kam zbuluar se, pavarësisht se si ndihem, nuk jam vetëm. Të paktën jo në këto ndjenja. Nëse edhe ju po përballeni me ndjenjën e vetmisë, lini të dhënat tuaja më poshtë dhe dikush nga ekipi ynë do të lidhet me ju së shpejti. Mund ta përballojmë këtë së bashku.


Nuk keni pse merreni me çështjet vetëm. Bisedoni me një këshilltar/e. Mesazhi juaj është konfidencial.

Këto sfida janë të vështira. Nëse po konsideroni të dëmtoni veten ose të tjerët, ju lutem lexoni këtë!

Mund të na dërgoni një mesazh duke plotësuar formën e mëposhtme dhe do t'ju shkruajmë me email. Shkruani në shqip ose Anglisht.

Gjinia juaj:
Mosha:

Pyesim për gjininë që t'ju caktojmë këshilltarët përkatës sipas gjinisë. Termat e përdorimit & Politika e privacisë.